Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur idenë e presidentit kosovar Hashim Thaçi për shpalljen e vitit 2019 si Vit të NATO-s. Kreu i ekzekutivit e ka cilësuar këtë vendim si një ide të goditur e më tej ka propozuar se duke qenë se ky vit përkon edhe me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO, dita e kufirit “Shengen” në Morinë të shndërrohet në një moment kulmor. Viti 2019 shënon 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile kosovare, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore./a.meta
Postimi i kryeministrit Rama