Një aksident i rënë është shënuar pasditen e kësaj të marte në aksin Lezhë-Laç, ku një furgon pasagjerësh është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person 67-vjeçar.
Sipas policisë mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë Pal Kodheli, 67-vjeç i cili menjëherë pas ngjarjes është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. Nuk dihet ende, por policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit./a.meta