Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të takohen sot me shefen e Politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Ekipi negociator udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi në Kuvendin e Kosovës, me gjithë kundërshtimin e marrë nga LDK dhe Vetëvendosja.
Ky takim është vlerësuar më shumë konsultues sesa negociues.
Dialogu Kosovë-Serbi është momentalisht i ngrirë nga pala serbe, për shkak të taksës 100 për qind mbi mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë./Telegrafi/
a.cupaj