Wolverhamptoni ka eliminuar Liverpoolin nga Kupa FA duke e mposhtur në turin e tretë me rezultat 2 me 1.
Wolvesi kaloi në epërsi në minutën e 38-të përmes Jimenezit. Divock Origi barazoi gjithçka në minutën e 51-të, para se Ruben Neves të kalonte sërish vendasit në epërsi katër minuta më vonë.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë u paraqit edhe ylli shqiptar i “Të Kuqve”, Xherdan Shaqiri.
Kjo ishte humbja e dytë rresht e Liverpoolit, pas humbjes nga Manchester City në Premier Ligë.