Gjatë ditës së sotme kanë dalë përpara organeve të drejtësisë franceze 26 shqiptarë, të cilët akuzohen për 200 vjedhje në Auvergne Rhone-Alpes, por edhe në disa vende të tjera.
Shqiptarët, 19 nga Shqipëria dhe 7 nga Kosova të ndihmuar nga katër përkthyes dhe pesëmbëdhjetë avokatë dolën para trupës gjykuese në gjykatë në Saint-Etienne.
Kreu i trupës gjykuese, Francois Bouriaud dëgjoi 16 persona të cilët mendohet se kanë qenë viktima të këtij grupi të rrezikshëm, që përmes aktivitetit të tyre kanë grabitur e vjedhur sasi të mëdha bizhuterish.
Dyshohet se aktiviteti i shqiptarëve është shtrirë nga 2015 deri në fundin e vitit 2017.
/a.rada