Nëse të jesh i guximshëm do të thotë të ecësh në rrugë me shpejtësi “skëterre”, atëherë shqiptarët do të renditeshin të parët.
Policia ka konstatuar një tjetër rast të ecjes me shpejtësi tej normave të lejuara.
Këtë herë ka ndodhur në Selishtë, në rrugën interurbane dytësore Levan – Tepelenë.
Jo pak, por me 182 kilometra në orë lëvizte drejtuesi i një automjeti, e matur me radar elektronik.
“Mos fluturoni se jeni më të vëzhguar tashmë sesa kur ishin policët rrugorë prezentë në rrugë”, apelon policia.
/a.rada