Ndër 200 hektarë të mbjellë, Shqipëria ka prodhuar 9100 tonë portokalle gjatë 2017-ës, tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostat. Sipas agjencisë së statistikave të Bashkimit Europian, në Europë portokalli prodhohet në vetëm 10 shtete, kryesisht mesdhetare.
Ndër këto 10 shtete, Shqipëria është në vendin e 8-të për nga prodhimi vjetor, më mirë vetëm se Malta, që ka një sipërfaqe bindshëm më të vogël të kultivimit, dhe se Kroacia, vend që ka një klimë aspak favorizuese, si dhe sipërfaqe të vogël kultivimi si rrjedhojë.
Pra, Shqipëria përfaqëson 0.07% të sipërfaqes së kultivuar me portokalle në Europë, dhe 0.14% të të gjithë prodhimit europian të të njëjtit frut. Kjo do të thotë se prodhimi në vendin tonë është përtej potencialit europian, plot 2 herë mbi këtë normë.
Në nivel europian, në vend të parë për nga prodhimi qëndron Spanja me 3.3 milionë tonë, e ndjekur nga Turqia, me 1.9 milionë, Italia me 1.5 milionë, Greqia me 960 mijë, Portugalia me 313 mijë, Qipro me 21 mijë, dhe Franca me 10 mijë.
Prodhimi i portokalles në Europë nga Eurostat/Scan
a.cupaj