Mbrëmjen e së premtes u mbyll me sukses sezoni i parë i Hell`s Kitchen, një program i sjellë për herë të parë në Shqipëri.Për shkak të formatit të veçantë të këtij reality show, interesi në publik ishte i madh dhe komentet ishin të shumta. Shef Renato Mekolli zbuloi pak ditë më parë se shumë shpejt do të vijë me një program gatimi me fëmijë dhe për fëmijë, ndërkohë që konfirmoi se do të ketë edhe një sezon të dytë të Hell`s Kitchen
E ndërkohë që do të na mungojë zhurma në ekran të premteve mbrëma, Renato ka shuar një kuriozitet të madh për publikun në website-n e tij www.renatomekolli.com, që lidhet pikërisht me pjatat e thyera. Sa ishte numri i pjatave që janë thyer përgjatë gjithë sezonit të HK?
“Pyetja që ju ka ngacmuar të gjithëve gjatë gjithë episodeve të Hell’s Kitchen: Sa pjata u thyen? Kuriozitetin po jua shuaj sot, më në fund. Gjatë 12 javëve të HK janë thyer 412 pjata. Fiksimin e thyerjes së pjatave e kam nga buzuket e Greqisë. Thyejmë pjata dhe hedhim karafila kur kërcejmë në buzuk. Ju dua! Shihemi së shpejti”, -ka shkruar Renato./a.meta