Një ‘skifter’ shqiptar, 31 vjeç, është arrestuar në tentativë të vjedhjes së banesës së një polici italian. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 janarit 2019, në Via Sarripoli dhe Brocchi, zonë e Pistoias.
Krimineli ishte përpjekur të hyjë në shtëpinë e një oficeri të policisë kur ky i fundit e pa atë në tarracën e tij. Shqiptari, në atë moment, u zbulua dhe u hodh nga tarraca dhe u arratis. Polici, së bashku me një të fqinj, shkuan në ndjekje të hajdutit, por në një moment ata e humbën nga sytë. Pronari i banesës njoftoi kolegët e tij dhe në saj të përshkrimit, agjentët arritën që ta identifikonin dhe arrestonin në kohë hajdutin.
Fillimisht ata identifikuan makinën e 31-vjeçarit, brenda së cilës gjetën edhe një kuti me bizhuteri. Pas kësaj, shqiptari u arrestua për vjedhje të mbetur në tentativë dhe tashmë ai ndodhet në arrest shtëpie, me një byzylyk elektronik në këmbë.
a.cupaj