Duke marrë shkas nga 8 kërkesat e studentëve, velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella i kërkoi kryeministrit Edi Rama t’i drejtojë 8 kërkesa qytetarëve shqiptarë.
Por kryeministri u përgjigj duke thënë se ai nuk kopjon dhe nuk pranoi të bëjë 8 kërkesa, por 5.
“Unë kam shumë të meta, por nuk kopjoj. Mua mund të më kopjojnë, por unë jo dhe 8 pika për 8 pika nuk ka. Unë mund të bëj 5 kërkesa ndaj njerëzve”, kështu tha Edi Rama përpara se të formulonte 5 kërkest.
Rama kërkoi nga qytetarët të kuptojnë të vërtetat, të kujdesen për porositë e prindërve apo për gjuhën e nënës.
5 kërkesat e kryeministrit për qytetarët:
1-Atëherë unë njeriut të zakonshëm, atij që na ndjek pa një status, por që ka statusin e qytetarit i them kujdesu për të vërtetën sepse sot jetojmë në kohën që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërtetë s’ka veshur akoma “pantallonat”. Mundohu me pak vëmendje që të kuptosh nëse po të thonë të vërtetën apo gënjeshtër.
2- Kujdesu për porositë e babës. Është mirë që ato porositë bazike të prindit mos harrohen.
3-Kujdesu për gjuhën e nënës. Shumëkush këtu ka lexuar ose ka parë filma se si janë vrarë njerëz për shkronjat shqipe. Gjuha shqipe është pasuria jonë më e madhe dhe kur shoh që po rrezikon të gjymtohet them që realisht duhet të kujdesemi. Ne e kemi rikthyer në shkollë dhe mendoj se edhe në Universitet duhet të fusim Gjuhë Shqipe.
4-Kujdesu që edhe fqinjit t’i shkojë mbarë sepse kur e ke fqinjin keq, herët apo vonë do të ta thyej ndonjë xham.
5-Kujdesu për atdheun e fëmijëve të tu sepse ka një shprehje që thotë: “Atdheun ia kemi borxh fëmijëve tanë”. Çfarë bëjmë ne sot mund të jetë mbarësi për fëmijët tanë.
a.cupaj