Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar aksionet e PD-së gjatë vitit 2018. Në përmbledhjen “me disa nga ngjarjet më të rëndësishme të 2018-ës”, Basha kujton përmes disa postimeve në “Instagram” protestën e 27 Janarit, mbështetjen e opozitës ndaj të përmbyturve në Shkodër, Konventën e të Përndjekurve Politikë, mbështetjen ndaj artistëve në protestën e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Më tej sjell në kujtesë protestën e 24 Majit, mbledhjet e opozitës së bashkuar, mbështetjen ndaj banorëve të “Unazës së Re” në kryeqytet dhe Kuvendin Kombëtar të PD-së./a.meta