Banorët e Astirit vijojnë protestën e tyre për 61 ditë radhazi duke kërkuar anulimin e projektit të Unazës së Re, projekt i cili prek dhe prish shtëpitë e tyre. Ata janë shprehur se do vijojnë të jenë në rrugë për të mbrojtur banesat e tyre me çdo çmim.
“Burg për hajdutët” dhe “qeveri e krimit” ishin disa nga thirrjet e banorëve. Ata u shprehën mirënjohjen edhe për mediat, të cilat kanë ndjekur e pasqyruar nga dita e parë kauzën e tyre.
Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili tha se qytetarët e unazës kanë mbështetjen e opozitës së bashkuar.
Në fjalën e tij, deputeti Balliu ritheksoi se të gjithë përgjegjësit e aferës korruptive tek projekti i Unazës së Re duhet të jenë në burg.
“Ende sot nuk kemi marrë përgjigje nga Rama, sepse ka një arsye të thjeshtë. Bandat nuk lejojmë të sprapset nga ndërtimi. Të gjithë bashkë do ta mundim klikën mafioze të Edi Ramëm me Erion Velisë. Sot qytetarët kërkojë drejtësi, dhe kërkojnë të mbajnë përgjegjësi për aferën korruptive në lotin 1.
Të shkojnë në burg përgjegjësit, duke filluar nga Erion Veliaj, Edmond Bego dhe Edi Rama. Këtu kemi të bëjmë me një qeveri të kapur dhe të korruptuar. Provokime dhe tensionet nuk do të tolerohen më. Ju keni mbështetjen e opozitës së bashkuar dhe të gjitha do ta zhdukim farën komuniste të Edi Ramës”, tha Klevis Balliu./a.meta