Gjykata e Krimeve të Rënda do japë nesër masën e sigurisë për Gazment Mustën, 34-vjeçarin nga Mallakastra, i cili ditën e dytë të Vitit të Ri vrau me thikë bashkëshorten, Gentjana Çaushaj dhe motrën e kësaj të fundit, kunatin e tij, Merisa Çaushaj. Seanca pritet të zhvillohet të premten rreth orës 10:00.
Musta akuzohet për vrasje brenda familjes. Ai rrezikon burgim të përjetshëm. 34-vjeçari rezulton se nuk ka probleme mendore, ndërsa siç ka deklaruar edhe vetë, krimin e ka kryer pas debatit me bashkëshorten pasi kjo e fundit donte të shkonte te prindërit e saj. Krimi i dyfishtë në familje është kryer në prani të dy fëmijëve të mitur./a.meta