Konsulli grek Angjelos Haritos është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit ku banonte në Karakas të Venezuelës.
Shenjat e para tregojnë se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe patologjike por nuk perjashtohet mundesia e nje akti kriminal.
Policia ka marrë në pyetje dy femrat që kishin shoqëruar konsullin 55- vjeçar mbrëmjen e djeshme. Ata kanë dëshmuar se 55 vjeçari kishte konsumuar alkool dhe se kishte ndjerë dhimbje në gjoks. Konsulli u gjet i vdekur në hotel Altamira Suites, në Karakas të Venezuelës. (Tema)