Opozita vazhdon me emërimet e Ramës. Këtë herë është rradha e deputetit demokrat Tritan Shehu që e cilëson emërimin e Gent Cajkës në krye të Ministrisë së Jashtme si një aventurizëm politik ndërsa shton se mosdekretimi i tij si ministër nga presidenti Ilir Meta do ishte i bazuar.
Ai kërkon nga kryeministri Edi Rama të sqarojë edhe një herë origjinën e kandidaturës së Cajkës. Për deputetin demokrat kandidaturat e reja në kabinetin qeveritar janë një shaka e Ramës që do të ndikojë në besueshmërinë e vendit në botë.
Postimi i Tritan Shehut
Mos dekretimi nga Presidenti Meta i ministrave te rinj, duke filluar nga Ministri i Jashtem, do te ishte i bazuar. Kandidaturat e reja per ne Qeveri perbejne nje “shaka” kakofonike, qe nuk premton permiresim te krizes ku eshte futur vendi, perkundrazi…
Emerimi kryeministror, se pari i Ministrit te Jashtem, detyre qe lidhet me ceshtje te sigurise kombetare, integrimit, stabilitetit te Rajonit, ruajtjes se terresise teritoriale te kombit, maredhenieve me NATO-n etj, perben se paku aventurizem politik i maskuar ky me nje ”nacionalizem” grotesk. Kryeministri duhet te qartesoje vecanerisht qellimin e atij emerimi (qe po shqeteson edhe miqte tane), origjinen e propozimit te asaj kandidature, mundesine e nje korelacioni me disa procese te rrezikeshme, etj. E kunderta, ulja e nivelit te argumentave deri tek sasia e librave te lexuara, qe me kujton Distinktivin “Miku i Vogel i Librit”, flet per mungese serioziteti, qe vecse shton paqartesite. Nqs ne shqiptaret nuk do te dime te prezantohemi dhe te mbrojme me dinjitet e besueshmeri interesat tona, apo akoma me keq nqs ne do te pranojme qe disa “argate a pupace” ne “shqip” dhe ne emrin tone t’i servirin partnereve obsionet e kunderta e te “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgje te mire.