Dëshmi tronditëse vijnë pas ngjarjes së rëndë në Ballsh, ku një 34-vjeçar vrau me thikë bashkëshorten e tij 31 vjeçe dhe motrën e saj 18 vjeçe pas një sherri familjar. Krimi i rëndë ndodhi në prani të dy fëmijëve të mitur të çiftit.
Fqinjët e familjes Musta rrëfejnë për gazetarin Ervis Kuci momentet e para pas ngjarjes kur Gazmendi kishte dalë nga shtëpia me dy fëmijët. Gentiana dhe Merisa Caushi u vranë me thikë nga 34-vjeçari pasditen e djeshme, ndërsa fqinjët konfirmojnë faktin se sherri kishte nisur pasi gruaja donte të ikte tek njerëzit e saj me rastin e Vitit të Ri.
Flet fqinja
Si e more vesh?
Unë nuk kam qenë këtu por dje pasdite dola dhe ai kishte marrë fëmijët dhe fëmijët bërtisnin, ‘çfarë i bëre mamit’. Kaq di.
I mori vetë fëmijët?
Fëmijët i kishte marrë ai. Njërin e kishte në krah dhe vajzën për dore.
Ku i çoi?
Nuk e di, dola nga shtëpia dhe ika.
Deshmia Per Vrasjen Ne Ballsh
Sa i njihnit?
Nuk hymë e dalim, nuk i njohim nga afër. Dukej sikur shkonin mirë.
Kishin konflikte, kishit dëgjuar gjë?
Jo, jo. S’kisha dëgjuar gjë. Nuk dimë asgjë.
Ju tronditi kjo ngjarje?
Sigurisht që na tronditi. Ishte ngjarje shumë e rëndë.
Ku i çoi fëmijët pasi i mori?
Djalin e kishte në krahë dhe vajzën për dore. Po dilnin. Mund të ishte ora 17:00. Madje mendova t’i bërtisja se vajza po qante e bërtiste ‘çfarë i bëre mamit’.
Unë këtu i kam parë, kohët e fundit mund të jetë larguar. Nuk i njoh mirë, thjesht banorë të pallatit, një përshëndetje.
Fqinji
E dini çfarë ka ndodhur mes tyre?
Vetëm tani për rastin e Vitit të Ri. Gjoja ishin zënë se do vente nga njerëzit e saj e shoqja.
Si i kishte marrëdhëniet me prindërit e bashkëshortes?
Këtë nuk e di, po këtu shkonin mirë me të shoqen. Nuk kemi dëgjuar konflikte. Vetëm kjo ka qenë arsyeja, gjoja do vente nga i ati ajo, vemi, s’vemi. (BW)