Banorët e zonës së Unazës së Re edhe në ditën e parë të vitit kanë vijuar me protestën e tyre. Pasi bllokuan rrugën në të dy akset e saj, banorët e Astirit vijojnë të protestojnë kundër projektit të zgjerimit të rrugës pasi një pjesë e banesave të tyre do të prishen. Edhe gjatë ditës së sotme, në mbështetje të banorëve ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
“Jam i bindur që qytetarët e bashkuar do të arrijnë të mposhtin regjimin diktatorial të Edi Ramës. Protesta do të vazhdojë deri në anulimin e projektit, nuk ka opsion tjetër. Ata do t’ja dalin që të fitojnë kauzën e tyre. Në kabinet janë mbledhur miqtë e Edi Ramës. Ai qeverinë shqiptare e ka kthyer në biznes familjar,”-tha deputeti i PD-së.
Banorët që preken nga ky projekt do t’ju shemben banesat, ndërsa ata që i kanë të legalizuara janë futur në një proces për të marrë dëmshpërblimin që iu takon. Banorët që kanë shtëpitë e tyre të palegalizuara mund të përfitojnë një bonus qiraje me afat 3-vjeçar nga Bashkia e Tiranës./a.meta