Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme rreth orës 14 në fshatin Kosmaç të Bashkisë së Vaut të Dejës. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Banesa është në pronësi të Teofik Gerbetit, i cili jeton në Itali ndërsa shtëpia përdorej si magazinë. Si pasojë e flakëve të zjarrit janë shënuar vetëm dëme materiale./a.meta