Nga 1 janari, produktet alkoolike kanë taksë 100% në Katar.Shteti që pritet ta organizojë botërorin 2020 ka vendosur sot në fuqi taksën ndaj produkteve alkoolike. Kështu, një komplet birra tash kushton 92 euro kurse një shishe verë 20 euro, transmeton Gazeta Express.
Në Katar mund të konsumosh alkool vetëm në vende të caktuara që kanë licensë të veçantë, kurse konsumimi në publik është i ndaluar. Në botëror, do të lejohet konsumimi në zona të caktuara për tifozët por jo edhe në hapësira publike./a.meta