Largimi i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, ka sjellë një sërë reagimesh në sferë publike.
Përmes Twitter, ka qenë Ermelinda Meksi ajo që shprehet se ky vendim është i pakuptimtë.
“Duke marrë parasysh përvojën time, është i pakuptimtë të ndryshosh një ministër të Jashtëm me eksperiencë, sidomos vendimit që Shqipëria të marrë kryesimin e OSCE në vitin 2020 dhe sfidat që lidhen me angazhime kaq të mëdha” – shkruan ajo duke i uruar fat të mbarë Bushatit.
Prej vitit 2015, Ermelinda Meksi është përzgjedhur si drejtuese e aktivitetit ekonomik në Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë, Austri.
Më parë ajo ka mbajtur detyrat e ministres së Ekonomisë dhe Integrimit në vendin tonë.
/a.rada