Pas debateve të shumta në Këshillin Bashkiak, është miratuar buxheti për klubin e Luftëtarit, por anëtarët kanë rënë dakord për të bëhet një audit i shpenzimve të klubit. Në total janë miratuar 230 milionë lekë të vjetër për Luftëtarin, por me kushtin që pas ccdo tre muaji të ketë kontroll të plotë nga bashkia. “I bëjmë thirrje KLSH që të bëj një kontroll të plotë në shoqërinë aksionere të Luftëtarit, pasi vendimarrësi hedh më pak para se bashkia që ka vetëm 25 % të aksioneve”, – deklaroi Dashnor Aliko, përfaqësues i këshilltarëve bashkiak të PD.
Zamira Rami
“Shoqëria aksionere funksionon në mënyrë të pavarur dhe nuk e kontrollon bashkia. Ne si bashki nuk e kemi të drejtën të bëjmë audit në shoqërinë aksionere. Ne shikojmë humbjet, në bazë të raporteve që paraqesin”
“75% të aksioneve i ka aksioneri dhe ne kemi 25%. Kemi të drejta dhe detyrime deri në masën 25%. Nëse kjo shoqëri del me humbje, bashkia nuk subvencionin më, sepse detyrimet i ka bërë ndër vite. Ne auditojmë vetëm pjesën tonë, e dimë ku vete pjesa jonë”
Petrit Brahimi, kryetari i grupit socialist në Këshillin Bashkiak, ka kërkuar llogari se ku janë 600 milionë lekë. Duke akuzuar se gjendja financiarje është në një gropë të zezë.
“ANAST” është kompania që ka 75 % të aksioneve te Luftëtarit, me president Grigor Tavo. Në total ka pasur 500 mijë euro nga shitjet, që nuk janë pasqyruar. Në emër të grupit kërkoj të ngrihet një komision auditi, të cilat ne ia propozojmë kryetares së bashkisë. Për 2019, për mos të humbur shpresën ne do të japim Ok vetëm për pagat dhe për asnjë investim tjetër. Pagat të jenë të ndarë në 3 mujor”
“Kjo kompani po krijon puse, jo gropa. Po të isha do ti kisha nxjerrë aksionet në shitje dhe mbaron kjo punë. Dikush ishte aq optimist sa do të kishte edhe fitime. Rezultatet mund t’i arrijmë si të duam”
Përfaqësues të Bashkisë -“Emri nuk shitet. Nuk e shet dot. E kam futur si kapital, nuk e kam shitur” Në fund të mbledhjes është rënë dakort që bashkia të bëj audit me periudha 3 mujore. Projekt-buxheti është hedhur në votim dhe ka marrë shumicën e votave pro. (Panorama)