Erdal Durunay, personi qe shihni ne kete foto, është turku që mbeti viktime e atentatit te mbremshem ne Elbasan, bashke me familjaret Endrit Alibejn dhe Arben Dylgjerin.
Atyre iu be prite pranë Metalurgjikut, pasi kishin dale nga lokali dhe teksa ishin me një automjet tip “Range Rover”.
Autoret, ende te paidentifikuar qelluan me bresheri 20 herë me kallashnikov. Ne vend mbeten te vdekur Alibej dhe Dylgjeri, kurse turku nderroi jete rruges teksa e conin ne spital.
Burime per “Panorama” bejne me dije se ai kishte pak kohe qe kishte ardhur ne Elbasan, me qellimin per te festuar aty se bashku me miqte e tij festen e nderrimit te viteve. turku
Ai kishte lidhje te forta miqesore me Endrit Alibej,, lidhje qe thuhet se ishin krijuar qe ne Holande.
Dyshohet se edhe turku, viktima e trete e atentatit te mbremshem ka qene i perfshire ne trafik droge, por policia ende eshte duke hetuar per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe shkaqeve qe cuan ne kete masaker. (Panorama)