Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në një tunel në Bulqizë.
Viktima është gjetur nga banorët në një tunel në fshatin Zogjaj të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Artur Lleshi, 35 vjeç.
Ai është identifikuar përmes kartës së identitetit që kishte me vete.
Artur Lleshi punonte prej tri vitesh në Gostivar të Maqedonisë. Ai kishte qëndruar në shtëpi më datë 2 prill ndërsa u largua 8 ditë më pas, ditë kur edhe humbi gjurmët në mënyrë misterioze. Familjarët e kishin denoncuar zhdukjen e tij në polici.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vdekjes së 35-vjecarit, ndërsa policia ka nisur hetimet.
a.cupaj