Teksa disa emigrantë shqiptarë protestojnë para kryeministrisë, vjen dhe reagimi i parë nga Partia Socialiste. Përmes një statusi në facebook Deputeti Pjerin Ndreu, i cilëson me ironi protestuesit si “emigrantë të bashkisë Kamëz”, për të treguar se ata nuk janë realisht emigrantë, por persona partiakë që hiqen si të tillë.
“Emigrante te bashkise Kamez dhe ca te frymezuar partiake qe kane humbe vulen e hajdutllekut me ikjen nga pushteti ne 2017 i shof ne bulevard! Na hapen barkun tu harxhu leke per te mbushe sheshin. Te ndihmonin ndonje familje ne nevoje sa vrerosen pa dite as ata perse !”, shkruan Ndreu./a.meta