Rreth 44 mijë shtetas shqiptarë kanë mbërritur në Shqipëri nëprmjet pikës kufitare prej Kakavijës që prej datës 19 dhjetor. Autoritetet flasin për rreth 20 mijë shtetas më pak në hyrje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një fluks më i lartë se vitin e kaluar vihet re në dalje nga Shqipëria. Sipas ritmit ditor, mesatarisht rreth 2600 shtetas regjistrohen çdo ditë në dalje.
Që prej datës 19 dhjetor gati 20 mijë vetë kanë hyrë në Greqi prej Kakavijës. Fluksi në hyrje pritet të kulmojë në fundjavë dhe mëngjesin e së hënës. Policia Kufitare po punon me numër të dyfishuar sportelesh ndërsa pala greke ka shtuar një sportel në hyrje drejt Shqipërisë.
Këtë vit vihet re një tendencë në rritje për blerjet në shtetin fqinj dhe rënie e shpenzimeve në Shqipëri. Edhe investimet në bisnese të vogla apo restaurimet e banesave që kanë qenë tipike për periudhën sipas bankave të nivelit të dytë këtë vit janë minimale. Numri i reduktuar i mbërritjeve për festat reflektohet edhe në prenotimet e fundvitit në Gjirokastër e Sarandë./a.meta