Një anije-cisternë ka shpërthyer në Qipro, duke shkaktuar plagosjen e dy anëtarëve të ekuipazhit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, pak para se anija “Athlos” të nisej drejt portit Aspropirgo.
Mediat greke raportojnë se 5 persona të ekuipazhit të përbërë nga 17 vetë janë hedhur në det për të shpëtuar, ndërsa dy personat e plagosur, të cilët kanë pësuar djegie, kanë mbërritur në bregdet me tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit me një anije peshkimi dhe më pas janë transferuar në spitalin e përgjithshëm të Nikosisë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Anija-cisternë ”Athlos’
Po sipas mediave fqinje, kapiteni i anijes nuk ka pranuar të braktisë timonin, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve dhe rojës bregdetare të Qipros.
Momentalisht autoritetet bregdetare po përpiqen për të transferuar pjesën e ngelur të ekuipazhit në spital, ndërkohë që raportohet se situata është vendosur në kontroll./a,meta