Mirela Kumbaro, ish-ministrja e Kultures, e shkarkuar dje nga kryeministri Rama bashke me 6 anetare te tjere te kabinetit ka ndare me miqte e saj ne rrjetet sociale nje lajm per nominimet për Çmimin Europian të Arkitekturës.
Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, Kumbaro shkruan se pjese e nominimit jane 2 projekte të dy institucioneve të rëndësishme kombëtare të realizuara nga Ministria e Kulturës në këto dy vitet e fundit: – Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe” nga Elisabetta Terragni dhe Daniele Ledda e Studio Terragni Architetti dhe Qendra e Artit Skenik #ArTurbina, nga Atelie 4.
Postimi i Kumbaros
Lajmet e mira ndahen me miq:
Publikohen nominimet për Çmimin Europian të Arkitekturës European Union Prize for Contemporary Architecture – Mies van der Rohe Award.
Është kënaqësi e veçantë kur sheh që nga Shqipëria janë në garë 12 projekte arktiekturore.
✔️Por është krenari që 2 prej tyre janë projekte të dy institucioneve të rëndësishme kombëtare të realizuara nga Ministria e Kulturës në këto dy vitet e fundit:
– Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe”
nga Elisabetta Terragni dhe Daniele Ledda e Studio Terragni Architetti,
– Qendra e Artit Skenik #ArTurbina, nga Atelie 4
/a.meta