Debohet nga Italia nje shqiptar, i cili konsiderohej si nje eksponent i rrezikshem per terrorizem. Mediat italiane bejne me dije se shqiptari, qe banonte prej vitesh ne Padova, kishte publikuar mesazhe kundër festës së Krishtlindjeve në faqen e tij në Facebook, dhe mbante lidhje me imamë të arrestuar në Kosovë për terrorizëm e nxitje të urrejtjes raciale. isis
Sipas mediave italiane, lajmin e ka njoftuar vete Ministria e Brendshme Italiane, e cila ka debuar shqiptarin Shaban C. me akuzen për aktivitet antisemit ekstremist.
Ai është shoqëruar në kufirin shqiptar me ndalimin e hyrjes në territorin italian për 10 vitet e ardhshme.
Së bashku me shqiptarin e dëbuar është sinjalizuar si person i rrezikshëm dhe një tjetër emigrant shqiptar me statusin e azilkërkuesit.
Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka falenderuar autoritetet policore të Padovës duke u shprehur se “Në Itali nuk ka më hapësirë për këdo që përpiqet të sjellë luftën brenda shtëpisë sonë”./a.meta