1822 – Lindi kimisti francez dhe biologu Louis Paster, një shpikës i vaksinave kundër tërbimit, antraksit. Ai zbuloi metodën e ruajtjes së ushqimit duke parandaluar riprodhimin e baktereve, që më vonë u quajt “pasterizim”. Ai themeloi mikrobiologjinë dhe stereokimin dhe organizoi Institutin e famshëm në 1888, i mbiquajtuar sipas emrit të tij.
1571 – Lindi astronomi gjerman, matematikani dhe fizikani Johann Kepler, i cili, me tre ligje themelore mbi lëvizjen e planetit, provoi hipotezën e Kopernikut për sistemin heliocentrik.
1831 – Natyralisti britanik Charles Darwin lundroi me “Beagle” nga Plymouth nga ku filloi një ekspeditë pesëvjeçare shkencore. Në hulumtimin gjatë udhëtimit të tij, ai themeloi teorinë e famshme të evolucionit të qenieve të gjalla botuar në vitin 1859 në veprën kapitale të “Origjinës së Specieve”.
1927 – Një nga udhëheqësit e Revolucionit të Tetorit dhe kreu i parë i diplomacisë sovjetike Leon Trocki u përjashtua nga Partia Komuniste, pasi në konfliktet politike ai u mund prej fraksionit të Stalinit. Trocki u dëbua pastaj nga BRSS dhe u vra në Meksikë në vitin 1940 me urdhër të Stalinit.