Kjo është makina ku u qëllua për vdekje Griselda Gjikolaj 17 vjeç dhe ku mbeti i plagosur i dashuri i saj 23-vjeçari Erion Bengo.
Atentati ndaj tyre ndodhi pasditen e së mërkurës në Laprakë në kohën kur çifti i të rinjve kanë lënë ambientet e një lokali. Pasi kanë hipur në mjetin tip Benz janë qëlluar 5 herë me pistoletë nga një person.
Policia thotë se vrasësi është një 19 – vjeçar, i shpallur tashmë në kërkim. Hetimet kanë zbuluar se 10 ditë më parë ai ishte konfliktuar me Erion Bengon për shkak se kishte ngacmuar 17 – vjeçaren dhe Bendo e kishte qëlluar me shuplakë, shkruan Klan.
Mbrëmjen e së mërkures, autori, i shoqëruar nga një person tjetër, i ka mbajtur nën vëzhgim dy të rinjtë. Bashkëpunëtori i tij mësohet se nuk ka qëlluar me armë, por ka dyshime se e ka ndihmuar vrasësin për t’u larguar.
Sipas policisë, objektiv i atentatit ka qenë 23 – vjeçari Bengo që mbeti i plagosur bashkë me të dashurën e tij. Edhe pse i qëlluar me plumba në qafë e në shpatull, Bendo ka mundur ta transportojë vetë të dashurën e tij në spital, ku ajo humbi jetën. Vetë Bendo është jashtë rrezikut për jetën.
Ekspertët kriminalistë kanë shkuar edhe paraditen e së enjtes në vendin e ngjarjes për të rindërtuar edhe njëherë skenën e krimit dhe për të mbledhur prova të tjera e që mund t’i shërbejnë hetimit.
/a.rada