Federata e Futbollit Italian do të ndërpresë kampionatin e serisë A.
Ky lajmi po qarkullon në Itali pas ngjarjeve që ndodhën në takimin “Inter”-“Napoli”.
Jashtë stadiumit u përplasën dy tifozëritë ku një fans i zikaltërve humbi jetën ndërsa disa tifozë të tjerë mbetën të plagosur.
Megjithatë gjithçka kulmoi brenda impiantit të San Siros aty ku tifozët ultras të “Interit” ofenduan me kore raciste mbrojtësin e “Napolit”, Kalidou Koulibaly.
Për ngjarjet që ndodhën në “Inter”-“Napoli” ka ndërhyrë edhe presidenti i federatës italiane të futbollit Gabriele Gravina. Gravina theksoi, “të pezullojmë kampionatin? Nuk e di, lajmi është akoma shumë i freskët. Tashmë duhet të reflektojmë dhe të kordinohemi siç duhet. Këtu ka një problem me rendin publik dhe si i tillë do të vlerësohet edhe fakti nëse duhet të luajmë apo jo”, tha ai.
Numri 1 i futbollit italian, u ndal edhe te koret raciste ndaj Koulibaly. “3 thirrje dhe asnjë ndalesë nga ana e tifozëve të “Interit”? Po verifikojmë gjithçka, mendoj që tifozëve u është bërë vetëm një thirrje. Sot për këtë çështje do të ndërhyjë prokuroria dhe ajo do të thotë fjalën e saj. Ajo që ndodhi ishte diçka shumë e shëmtuar, në fushë kam parë njerëz shumë nervozë, arbitri do të shkruajë atë që ka parë dhe nëse ka gabuar edhe ai, gjithashtu do të gjykohet”, deklaroi Gravina.
Gjithsesi të shtunën do të luhet rregullisht sipas programit java e 19-të, kjo u konfirmua nga vetë Gabriele Gravina presidenti i federates se futbollit italian.
/a.rada