Një aksident ka ndodhur në lagjen 1 maj të qytetit të Fierit. Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një shpërndarës picash, duke shkaktuar dëme të mëdha te ky i fundit.
I demtuari 45 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është goditur në kokë dhe ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.meta