Maxhoranca i bën thirrje opozitës për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, se shumica është gati për mbledhjen e Kuvendit që ditën e nesërme nëse opozita është e gatshme.
“Për PS-në e drejta e votës për qytetarët që jetojnë jshtë vendit, mbetet kushtu i vetëm, për të përfshirë në Kodin e Ri zgjedhor votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Edhe në thirrjen e fundit që bëra në dy seancat e fundit të Kuvendit, është që të mblidhemi dhe të votojmë me opozitën Kodin e Ri Zgjedhor. Një Kod Zgjedhor që adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR. Jemi gati që nesër, pavarësisht se jemi në prag të festave. Por menjëherë në fillim të janarit, të mos presim 21 janarin kur është seanca e parë e sesionit të ri, që të miratojmë Kodin e Ri Zgjedhor, për të votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit”, tha Balla/a.meta