Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendosjes së raketave të reja bërthamore në Gjermani dhe në pjesën tjetër të Europës, theksoi në një intervistë për DPA.
Maas theksoi gjithashtu se ishte kundër prishjes së traktatit INF, të vitit 1987, që ndalonte këto armë në Europë.
“Europa nuk duhet në asnjë rrethanë të bëhet skenë e një debati për garën e armëve dhe vendosja e raketave të reja bërthamore do të përballet me rezistencë të gjerë në Gjermani”, theksoi Maas.
Moska dhe Uashingtoni kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të traktatit të INF-së.
Një muaj më parë, presidenti rus Vladimir Putin në konferencën e tij vjetore për shtyp foli rreth rrezikut në rritje të luftës bërthamore, duke thënë se “mund të çojë në vdekjen e gjithë qytetërimit dhe ndoshta edhe vetë planetit”.
“Armatimi bërthamor është sigurisht përgjigjja e gabuar dhe politika e viteve ’80 nuk ndihmon për t’iu përgjigjur pyetjeve të sotme’’, shtoi Maas.
/a.rada