Fjodora Fjora dhe djali i saj Teo kanë publikuar një nga fotot më të lezetshme të Krishtlindjes sot. Padiskutim kjo është festa më familjare ku dashuria dhe ngrohtësia nuk i mungojnë asnjëherë. Në një intervistë për “Bordo” moderatorja e njohur ka folur për ndryshimin që ka sjellë birësimi i Teos në jetën e saj.
Tashmë prej 5 vitesh për të festat kanë marrë më shumë ngjyra sepse të gjithë kuptimin ia jep prania e të birit.
“Unë kam qenë një njeri që as pemë nuk mbaja në shtëpi, duke qenë se familjen time e kisha jashtë Shqipërisë dhe unë vetë isha gjithë kohës jashtë shtëpisë për shkak të angazhimeve. Të them të drejtën nuk e ndjeja fare të krijoja në shtëpinë timë një atmosferë festash. Por, që ditën që Teo ka hyrë në shtëpi gjithçka ka ndryshuar.
U shtuan dritat, pema, zbukurimet, dhuratat, momentet ngazëlluese, pra i gjithë përjetimi i festave me ardhjen e tij është krejt ndryshe. Më kujtohet viti i parë kur Teo ishte me mua dhe vendosa që Vitin e Ri ta bënim të dy bashkë, tashmë si familje por nuk gjej fjalë të përshkruaj emocionin që ndjeja. Kisha nevojë të rrija vetëm me të, e të krijonim të dy bashkë atë atmoferën e ngrohtë të familjes.”- është shprehur ajo.
Është momenti që mezi pres, momenti më i bukur i ditës, (pasi kam kaluar orë të tëra në punë, me takime, regjistrime, intervista, aktivitete)…kur sapo fus çelësin në derën e shtëpisë dhe ende pa u hapur mirë, dëgjoj një thirrje “Mamiiii”, “Mamiiii”…aty më zhduket i gjithë stresi dhe lodhja e ditës, e pas mbylljes së derës pas meje, jemi vetëm ne të dy; e pastaj asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Aty them ja vlejti çdo gjë.”- ka rrëfyer Fjodora.
Ndërkohë ajo ka folur dhe me marrëdhënien që ka ndërtuar më këtë gjatë këtyre viteve duke treguar se ajo mban shpesh peshën e “zërit të arsyes”, pasi nuk i pëlqen që ta llastojnë gjithë kohën.
/a.rada