Kryeministri Edi Rama ka premtuar për studentët se brenda mandatit të dytë qeverisës të gjitha konviktet në vend do jenë rindërtuar.
“3 milionë dollarë shtesë për infrastrukturën e konvikteve. Po negociohet një projekt i dytë me vlerë 27 milionë euro, ku 7 mln janë grant nga Gjermania, dhe 20 mln janë kredi me interes të ulet. Edhe agjencia turke ka filluar punë në Qytet Studenti. Brenda këtij mandati të gjitha konviktet e Shqipërisë do të jenë të rindërtuara“, tha Rama
Investimet në konvikte ishin një nga tetë kërkesat e studentveë të cilët dolën edhe në protestë për 17 ditë me radhë.
a.cupaj