Studentët ka qenë kryefjala e mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë. Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka bërë me dije vendimet që janë marrë lidhur me 8 kërkesat e studentëve. Madje kreu i qeverisë bën me dije se ka shkuar përtej tyre.
“Arsyeja e kësaj konference vjen pas mbledhjes të sapopërfundur të qeverisë ku në fokus kemi pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, të paktit të Universitet të cilin do e bëjmë publike mesin e muajit të ardhshëm. Në mbledhje kemi marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojmë përtej tyre, siç e kishim thënë për të masivizuar potencialin e krijuar nga protesta dhe për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese, e cila duhet të thellohet.
Studentë që përtojnë financim të plotë dhe bursë nga qeveria
Së pari, kemi miratuar katër vendime të Këshillit të Ministrave lidhur me kërkesën e parë për përcaktimin e studentëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit, për përcaktimin e kritereve për bursat, studentët në nevojë.
Kemi miratuar kufirin maksimal të pagesë vjetore të shkollimit të studentëve që ndjekin studimet dhe së katërti kemi ndryshuar një tjetër vendim atë më numër 269 për përcaktimin e indivdëvë që plotësojnë kushtet.
Këto katër vendimi që lidhen me kërkesën e parë shpjegohen:
Kemi studentë nga familje me ndihëm ekonomike, të verbrit, paraplegjikë, tetraplegjikë që marrin financimin e plotë të tarifës, dhe po ashtu të njëjtët këto kategori që do të përfitojnë një burse studimi prej 10 mijë Lekësh të reja. Dua të theksoj që një bazën për të subvencionuar tarifën ka qenë për shkak të shumë devijimeve që janë konstatuar nga Këshillat Bashkiakë dhe është vendosur të bëhet nga qeveria. Studentët me notë mesatare mbi 9 do përfitojnë financimin 100 % nga qeveria nga tarifë plotë përfitonin dhe një bursë prej 10 mijë Lekësh te rëja, deri më sot ishte një tarife prej 8 mijë Lekesh dhe ishte vetëm për ata me mesatare 10.
Së treti do ti japim një mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50 % të tarifës të studentëve dhe ata me 4 dhe 5. Vitin tjetër do të humbasin vlerën,ata me mesatare nen 6 do te paguajne
Tarifat per masterin
Së katërti, Përsa i përket nivelit të dytë qeveria do të paguajë vetëm për studentët me ndihmë ekonomike, tetraplegjikë, paraplegjike, do të paguajë 50 % të tarifës. Do subvencionohen edhe ata me mesatare mbi 9. Dhe sigurisht vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe në Janar të gjitha burimet financiarë do ti mbulojë qeveria”.
Investimet në konvikte
Në konferencën për shtyp lidhur me kërkesat e studentëve, Kryeministri Rama bëri me dije se deri në fund të mandatit do të jenë të rikonstruktuar të gjitha konviktet e Shqipërisë.
“Ana tjetër e kërkesës lidhet me konviktet. Aktualisht funksionojnë 8 shoqëri për akomodimin e studentëve. Marrin një mbështetje buxhetore nga shteti dhe në të njëjtën kohë janë shoqëri që kanë nevojë për një reformim të thellë, për të cilën ne po punojmë. Me aktin normativ të buxhetit janë 3 milionë Dollarë shtesë për investimet në infrastrukturën e konvikteve. Po ashtu është duke u negociuar dhe kemi marrë miratimin në parim të një projekti të dytë e vlerë 27 milionë Euro, nga të cilat 20 milionë janë kredi me interesa të arsyeshme dhe 7 milionë janë grante nga qeveria gjermane. Ndërkohë Agjencia e Zhvillimit Turk ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do jetë pjesë e programit. Çka është e sigurt, brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara”.
KONTROLL PËR FINANCAT E UNIVERSITETEVE
Kryeministri Rama sqaroi se do të krijohet një portal online ku të gjitha Universitetet e vendit do të bëjnë publike dhe transparente menaxhimin e financave të tyre.
“Krijohet portali i transparencës dhe të trajtimit të ankesave me qëllim garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë. Portali të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe në të të publikohen on-line:
Të dhëna të detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare të çdo institucioni të arsimit të lartë;
Duke filluar nga viti buxhetor 2019, bordi i administrimit të institucionit të arsimit të lartë, nëpërmjet administratorit, të përcjellë çdo tre muaj, për publikim, të dhënat e detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare sipas përcaktimit të kësaj shkronje.
Të dhëna për buxhetin afatmesëm (PBA), buxhetin vjetor, grantin nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e tjera, të gjitha shpenzimet operative, shpenzimet për kërkim shkencor dhe shpenzimet kapitale të çdo institucioni publik të arsimit të lartë;
Informacion për procedurat e prokurimit publik (parashikim/realizim) apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat;
Vendimet e bordit, të senatit dhe organeve të tjera drejtuese/ vendimmarrëse;
Kuotat e parashikuara për çdo vit akademik;
Instrumentet dhe programet e shkëmbimit studentor dhe procedurat përkatëse;
Instrumentet e financimit të studimeve dhe procedurat përkatëse (bursat publike dhe ato specifike për çdo universitet);
Marrëveshjet dy-apo shumëpalëshe në nivel universitetesh;
Të dhënat për bursat dhe stimujt financiarë të ofruara nga shteti për studentët;
CV-të e pedagogëve;
Rezultatet e kontrollit dhe të verifikimit të titujve shkencorë”;
VOTA E STUDENTËVE NË UNIVERSITET
Lidhur me peshën e votës së studentëve në Universitete, Kryeministri bëri me dije se vendosi ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e modelit të statutit për institucionet publike të arsimit të lartë.
“Statuti Tip do të lehtësojë punën e IAL-ve për miratimin e statuteve të tyre, nga ku do të nisi procesi i zgjedhjeve te Këshillave Studentorë dhe Komisioneve të Përhershme. Cila do jetë zgjidhja? Mbyllja e procesit të statuteve te IAL-ve Publike. Asistence Ligjore për ta nëse paraqitet e nevojshme. Hapja e zgjedhjeve për Këshillat Studentorë. Monitorimi i Komisioneve të Përhershme dhe përfaqësimi në të i Studentëve në përputhje me Statutin”.
SHKARKOHEN ANËTARËT E QEVERISË NË BORDET E UNIVERSITETEVE
Qeveria ka shkarkuar të gjithë anëtarët e saj në Bordet e Universiteteve, në kuadër të përmirësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Lajmi është me dije nga Kryeministri Edi Rama lidhur me kërkesat e 8 studentëve. Ndërkohë, në Bord do të ketë një përfaqësues të përzgjedhur nga studentët.
“Bordi i Administrimit përbëhet nga 7 anëtarë. Anëtarët janë përfaqësues të institucionit dhe qeverisë që zgjidhen nga Ministria përgjegjëse për Arsimin. Bordet kanë pasur profil të ulët publik. Roli i tyre nuk është kuptuar si duhet nga Universiteti dhe aq më pak nga studentët. Bordet e kanë përmirësuar menaxhimin financiar, por nuk kanë shkuar përtej një pike të caktuar dhe studentët shprehin shqetësim sepse Bordet duhet të jenë garant. Ne kemi vendosur që të miratojmë VKM për përcaktimin e përzgjedhjes së kritereve të anëtarëve të Bordeve dhe të gjithë anëtarët ekzistues të Bordeve janë të shkarkuar. De jure do të qëndrojnë në atë pozicion deri në zëvendësim. Emërimet e reja do të bëhen me një proces të hapur në sytë e publikut, dhe një prej anëtarëve përfaqësues të qeverisë do të vijë si propozim nga studentët. Figura publike të njohura të fushës, studentët kanë të drejtë të propozojnë jo më pak se 3 kandidatura dhe një prej tyre qeveria do ta çojë në Bord. Ndërkohë, senatet janë të lira që në vendet që kanë në Borde të propozojnë një prej studentëve”.
KARTA E STUDENTIT
Kryeministri Edi Rama bëri me dije Ministria e Arsimit është duke punuar për Kartën e Studentit dhe janë lidhur marrëveshje me disa institucione shtetërore. Afati i fundit i zbatimit është deri në fund të vitit.
“Pajisja e studentëve me kartën e studentit. Nga Shkurti 2018 dhe në vazhdim ne kemi nisur një proces për këtë qëllim me Komisionin Europian në përfshirjen e studentëve shqiptarë në Rrjetin Europian të Kartës së Studentit. Në Nëntor 2018 kemi lidhur marrëveshjen dypalëshe me institucionin ekuivalent në Francë. Procesi ka kërkuar kohë për t’u realizuar, pasi kërkohet një përfshirje institucionesh. Zgjidhja është që Ministria e Arismit do bëjë publike marrëveshjet e lidhura, po shkruhet një draft udhëzues teknik për mënyrën e aplikimit dhe brenda Janarit 2019 janë dy vendime të tjera që do miratohen dhe fiundi i 2019 ësgtë afati për realizimin”.
a.çupaj