Zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 duket se do të jenë kryefjala e Asamblesë Kombëtare të PS. Kjo bëhet e ditur nga publikimi i agjendës së kësaj mbledhje me 28 dhjetor 2018, ku në plan të parë janë ngritja e shtabeve elektorale, krijimi i regjistrit digjital të PS, riformatimi i strukturave vendore të PS, thirrja e Kongresit të PS me 30 mars 2019, si dhe hartimi i statutit të ri. Asambleja Kombëtare nis në orën 10:00 dhe fjalën i pari do e marrë kryeministri Edi Rama. Mbledhja e Asamblesë vjen pas mbledhjes së Kryesisë së PS dy ditë më parë./a.meta/javanews.al