Me rastin e Krishtlindjes disa studentë protestues kanë vendosur t’i bëjnë një dhuratë të veçantë kryeministrit Edi Rama.
Studentët kanë vendosur t’i dërgojnë kryeministrit një palë pantallona dhe Kushtetutën e vendit.
“Dua t’i themi kryeministrit se të kemi bërë dhuratë një palë pantallona që të paktën njëherë në këto vite të behet serioz, të bëhet kryeministër. Dhe më kryesorja që të lexojë Kushtetutën e Shqipërisë”- thotë një studente.
Kujtojmë se studentët protestuan prej më shumë se dy javësh, teksa kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave pa dialog. Ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish me protesta në 7 janar nëse nuk plotësohen kërkesat nga qeveria.
Nga ana tjeter Rama ka nisur nje tur ne auditore dhe eshte shprehur pro plotesimin te kerkesave te studenteve, por ka kerkuar dialog per finalizimin e tyre/a.çupaj