Në këtë ditë festive, mesazheve për më shumë dialog në politike iu bashkuar dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në një prononcim për mediat, Kryemadhi u shpreh:
“Mendoj që dakordësia dhe paqja e politikës do të sillte begati për shqiptarët dhe mendoj që politika duhet ti kthejë sytë nga besimi sepse besimi në Zot do ti japë politikës dhe ndriçimin në rrugën e saj të drejtë që të mos gabojë, por të ecë aty ku duhet, tu shërbejë qytetarëve të saj”.
Një politikë që nuk i shërben qytetarëve të saj, vijoi Kryemadhi, nuk është më politikë, por është armiku i qytetarëve të saj.
a.çupaj