Naser Rugova, deputet nga radhët e LDK-së, ndersa ka theksuar se partia e tij në asnjë formë nuk do të bëhet pjesë e ekipit negociator për dialog me Serbinë, ka thënë për “Zërin” që asnjë marrëveshje me Serbinë nuk do të mundë të kalojë në Kuvend pa votat e dy partive opozitare, të LDK-së dhe të LVV-së.
“Lojërat e koalicionit qeverisës të cilët po tentojnë të qëndrojnë në pushtet, duke tentuar që ta vënë LDK-në dhe LVV-në para aktit të kryer, nuk do t’u funksionin, sepse asnjë vendim në Kuvendin e Republikës së Kosovës për çështje të tilla kaq të rëndësishme për vendin nuk merret pa 2/3-at e votave në Kuvend.
LDK-ja dhe LVV i kanë 44 vota dhe nëse të gjithë deputetët e të tjerët do të votonin një rezolutë, pa LDK-në dhe pa komplet opozitën, asnjë marrëveshje nuk do të mund të ratifikohet”, ka thënë ai.
Deputeti i LDK-së thirrjet e koalicionit qeverisës për unitet për dialogun i ka quajtur joserioze dhe jo të logjikshme. (b.an)