Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, dy kundërshtarë të fortë e mosbesues të presidentit Hashim Thaçi, i kanë shkuar atij në zyrë, për të koordinuar veprimet me përfaqësimin e Kosovës në fazën përmbyllëse të dialogut me Serbinë.
E, një Projektligj përcakton që ata t’i shkojnë pas presidentit në Bruksel.Qeveria ka miratuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror dhe këtë dokument ia ka përcjellë Kuvendit për miratim, shkruan Koha Ditore.
Është neni 11 ai që saktëson raportin e Delegacionit shtetëror me institucionet kushtetuese. Sipas tij, presidenti do ta përfaqësojë Kosovën në proces, sa herë për këtë do të ketë ftesë nga lehtësuesja e dialogut. Krejt çfare ndryshon krahasuar me herët e tjera të përfaqësimit, është se kreu i shtetit do t’i marrë me vete edhe Ahmetin e Limajn. (b.an)