Mbaroi dhe aktiviteti me i madh i muzikes se lehte shqiptare. Festivali i RTVSH nxjerr nje kengetare te njohur si fituese.
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh evropian ‘Eurovison’ që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Izrael.
Jonida Maliqi u shpall fituese e festivalit të 57 në RTSH me këngën “Ktheju tokës” me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit. Këngëtarja fitoi 228 pikë nga juria.
“Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë!”- tha mes emocionesh ajo.
Vendi dytë shkoi për Ledia Lufi dhe i treti për Eranda Libohovën. Ndërkaq Marko Strazimiri dhe Imbro ishin fitues të çmimit të të rinjve, ndërsa çmimi i medias ishte për Eranda Libohovën.