Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook nga vizita që kreu në shtëpinë e Euglen Xhabaftit në Vaqarr.
Rama ka publikuar në Facebook videon nga vizita e parë në 9 tetor, ku familja me 6 anëtarë jetonte në një shtëpi në gjendje të rrënuar si dhe pamjet nga vizita gjatë ditës së djeshme teksa familja është bërë me shtëpi të re.
Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë dhurata për fëmijët me rastin e festave të fundvitit.
Statusi i Ramës:
MIRËMËNGJES 😀
dhe me dritën e shpresës së rilindur në këtë familje, ju uroj një të dielë të qetë 🌹