Napoli ka regjistruar fitoren e katërt rradhazi në Serie A, pasi mposhti Spalin 1-0 të në “Sao Paolo”, duke ruajtur vendin e dytë. Goli i Raul Albiolit në sekondat e fundit të pjesës së parë ishte i mjaftueshëm për napolitanët ta mposhtin skuadrën mike. Me ketë sukses Napolit i afrohet Juventusit në vetëm pesë pikë në krye kampionatit italian
Nderkohë, Milani vijon ecurinë pa fitore prej tre ndeshjez në Serie A, pasi u mposht 1-0 nga Fiorentina në një takim ku shkëlqeu talenti i ri italian Federico Chiesa me supergolin e tij. Skuadra e Gennaro Gattusos vinte nga dy barazime pa gola radhazi dhe kur pritej një reagim pozitiv nga kuqezinjtë, Federico Chiesa mendoi ndryshe duke e bombarduar portën e Gianluigi Donnarummas me një supergoditje nga distanca.
Me këtë humbje, Milani humb edhe vendin e katërt në renditje, pasi Lazio pas fitores rrëmben këtë pozicion me 28 pikë, një më shumë se kuqezinjtë./a.meta