Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është ‘penduar’ për mbështetjen që partia e saj i dha Ramës për formimin e qeverisë.
Kryemadhi tha “Ne si LSI kemi fajin tonë që që i besuam dhe i dhamë shansin të bëhej kryeministër. Edhi si kryeministër duke u zvarritur me gjunjë në tokë për të marrë votat e LSI-së.. u pasurua duke sharë LSI .. u pasurua dhe forcua duke cuar në kokën e shtetit bandat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.. e kërkoi tepsinë duke qenë koka e meduzës.”
Kryemadhi ka dhënë mesazhe të forta nga takimi me strukturat në Elbasan. Ajo paralajmëroi vazhdimin e protestave, jo vetëm të studentëve. Kryemadhi i bëri thirrje kryeministrit ‘Edi Rama të shpëtojë veten dhe familjen e tij ose ndryshe do ta ngrenë zgupthi shqiptarët, gratë shqiptare’.
“Studentët janë në të drejtë të Zotit, në të drejtë të tyre, janë kërkesat më minimale. Nuk pranon Edi Rama të plotësojë kërkesat e studentëve sepse e gjithë paketa është 100 mijë euro, por ditën e enjte Rama i fali me qindra miliona euro 5 apo 10 vetave, oligarkë që nuk i kanë paguar buxhetit të shtetit. 1/3 e këtyre parave dalin që studentët shqiptarë të jetojnë si të gjithë studentët në Europë. Por Edi Ramës nuk i dhimbsen studentët shqiptarë dhe rinia shqiptare sepse nuk do kishte emigruar siç ka emigruar. Është shumë e thjeshtë dashuria që ka Edi Rama për Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi Kryemadhi.
a.çupaj