15 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi në aeroportin e Fiumicinos në Romë në një pako dhurate për Krishtlindje u gjetën 40 kg kokainë dhe 7 heroinë.
Kreu i grupit kriminal ishte një shtetas brazilian, i cili i kishte deklaruar se ndodhej në Itali për motive turizmi, ndër të tjera ai ka shpjeguar se do të merrte pjesë në një kampionat pokeri por shenjat e tij të nervozizmit kanë bërë që policia të dyshonte.
Gjatë kontrollit të bagazheve të brazilianit, policia gjeti një pako me dhurata për krishtlindje të mbëshjellë me letër festive, brenda të cilës ishte dhe lënda narkotike.
a.çupaj