Një 31-vjeçare shqiptare, e cila jeton në Greqi, rezulton të jetë zhdukur që prej datës 17 Dhjetor. Alarmi është nga mediat greke ditën e premte.
Sipas tyre, 31-vjeçarja quhet Aurora Mici, e cila ka humbur gjurmët në Follorinë pranë kufirit greko-shqiptar. Ditën që u zhduk, gruaja kishte veshur xhaketë të zezë, xhinse, atlete të bardha dhe kishte çantë të zezë.
Policia greke e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur 31-vjeçaren shqiptare. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë të saj. Autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve që të sinjalizojnë nëse kanë informacion rreth vendndodhjes së mundshme të shqiptares Aurora Mici.
a.çupaj