Qeveria ka dërguar në Kuvend një projektligj që parashikon ndryshimin e buxhetit të vitit 2019 për arsimin e lartë, ndërsa ka krijuar edhe një fond emergjencë 5 miliardë lekë për rikonstruksionin e konvikteve dhe pikat e tjera të studentëve. “Shqiptarja.com” shkruan se me ndryshimet e fundit që pritet që të miratohen në sesionin e ri parlamentar në Janar, fondet për arsimin e lartë bëhen 14 miliardë lekë, ndërsa ato për kërkimin shkencor 1,2 miliardë lekë duke u dyfishuar.
Me rishikimin që do të bëhet në buxhetin e vitit 2019, financimet do të shkojnë për pagesën 50% të tarifës së studimit për të gjithë studentët, rritjen e kërkimit shkencor, Kartën e Studentit, ngritjen e Bibliotekës Online, përditësimin e tekste online, etj.
Ndërkohë që fondi i emergjencës prej 5 miliardë lekësh do të përdoret për rikonstruksionin e konvikteve dhe plotësimin e kërkesave të tjera bazike të studentëve.
Vendimi i qeverisë Rama vjen pas protestës së studentëve prej 17 ditësh, ndërsa kryeministri ka nisur një dialog për tetë pikat që kërkojnë. Kreu i qeverisë ka deklaruar se është dakord në parim me tetë pikat që kërkojnë studentët, por fillimisht kërkojë dialog.
Deri tani Rama ka pranuar që shteti të subvencionojë 50% të tarifës së të gjithë studentëve, ndërsa nga viti tjetër akademik do të jetë e shkallëzuar sipas notave.
/a.rada