Monika Kryemadhi ka shpërthyer me akuza dhe sulme ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas Kryemadhit, Rama nuk e voton vettingun në politikë, sepse ligji e nxjerr nga politika.
Kryemadhi habiti me deklaratën e saj, teksa tha se Rama ishte dje me antiplumb në sallë
“Si mund të pranojë Rama vettingun në politike, pasi ky ligj e nxjerr nga politika. Si mund të pranojë Gjiknuri vettingun në politikë pas skandalit të Unazës së Re. Si mund të pranojë Rama vettingun në politike kur problemin e ka me bashkëshorten qe drejton një banke dhe ka lidhje me kompanite offshore. SI mund të pranojë Rama vettingun në politikë, kur ai është gijotina e pare e SPAk. Duhet t’i bëhet edhe analiza e drogës. Dje kishte ardhur me antiplumb. Ne vetting duhet te fusim edhe kartelen shendetesore. Nga se vuan kryeministri, çfarë ja. Mos pi mall se je keq nga azma“, tha Kryemadhi
Kryemadhi pati edhe një mesazh për ambasadat
“Duhet ta kuptoni se ky grup grabitësish, sekti kriminal i Rilindjes, nuk synon hapjen e negociatave, por vdekjen e vendit. Ky kryeminister, ky kriminel, po mban peng Shqiperine”, tha Kryemadhi
Javanews/a.çupaj